Keni dëgjuar ndonjëherë për murgjit tibetian që jetojnë duke respektuar trupin si një tempull?

A e dini se fruti i tyre i preferuar janë manaferrat Goji. Ata e përkufizuan këtë bimë si "frutat që të zgjasin jetën", një eliksir natyror, një "diamanti i kuq".

Në botë po konsiderohet si fruti i shekullit ose “bomba” e vitaminave. Bima ka origjinë nga Tibeti (Lycium Barbarum). Studimet sot kanë provuar efikasitetin, por në fakt njerëzit e Mongolisë dhe Kinës që e përdorin në konsumin ditor janë ndër njerëzit më jetëgjatë dhe më pak të prirur për sëmundje kardiovaskulare dhe kancer.

Manaferrat Goji janë në vendin e parë të shkallës ORAC, e cili mat përbërësit antioksidant me një vlere fantastike me 25000 njësi në 100 g. Në vendin e dytë është Acaiberry (aronia) me 18400 njësi dhe Blue Berry (boronica) që ka 3200 njësi.

 

Është një shanc shumë i madh që toka jonë Shqiptare e prodhon këtë frut me një cilësi të jashtëzakonshme.

Është një sipërmarrje interesante e vëllezërve Alban dhe Albert Çakalli, të cilët shprehen për THE GOOD PSYCHOLOGY se ideja u ka lindur para shume vitesh, duke qenë në kontakt me Evropën, duke parë që ky frut po bëhej shumë popullor për vlerat e larta ushqyese dhe shëruese; menduam pse mos ta sjellim dhe në vendin tonë, që të jetë në tryezen e çdo familjeje. Albani tregon se ka patur vështirësi në gjetjen e kultivarit të përshtatshëm për territorin tonë. Por duke eksperimentuar hap pas hapi në shumë zona arritëm të gjejmë të duhurin. Fidanët janë marrë nga fidanishtet më të njohura evropiane. Ai shprehet se që nga viti 2015 e deri tani kemi mbjelle rreth 5000 rrënjë dhe do të jetë produkt tërësisht bio për konsumatorin. Parcelat ndodhen në Mamurras dhe në malin e Tomorrit. Prodhimi i parë pritet të dalë rreth fundit të  Korrikut e deri në Shtator. Nuk na mbetet veç të presim J

Manaferrat Goji konsiderohen si një ndihmë natyrore për rivitalizimin e përgjithshëm të organizmit për arsyet e mëposhtme:

- Antioksidant i fuqishëm

- Rregullon presionin e gjakut

- Ul kolesterolin

- Nxit sheqerin normal të gjakut

- Rrit funksionin seksual

- Përmirëson shikimin

- Mbështet funksionin e shëndetshëm të mëlçisë

- Trajton simptomat e menopauzes

- Ndihmon në shtatëzani

- Lehtëson ankthin dhe stresin

- Mbështet funksionin normal të veshkave

- Forcon muskujt dhe kockat

- Përmirëson kujtesën dhe aftësinë mendore

- Ndihmon kollën kronike të thatë

- Largon pagjumësinë dhe përmirëson cilësinë e gjumit

- Përmirëson rezistencën e sëmundjeve

-Parandalon plakjen e lëkurës

 

nga Meri Dishnica

Ndalohet ripublikimi pa leje të shkruar nga THE GOOD PSYCHOLOGY

 

E-mail