Asgjë dhe askush nuk mund t'ju përgatitë për tronditjen e ëmbël që do të ndjeni teksa shikoni një tufë të egër duke marshuar me vrullin e mbijetesës, përgjatë kodrave të gjëlbëruara, diku në Afrikë.

Mund të quhet ndryshe udhëtimi më i egër i mijëvjeçarit. Turma zebrash, gazelash dhe antilopash, që ndjekin shiun dhe barin (kullotat), në ciklin e tyre jetësor përmes ekosistemit të madh të Serengetit*.

Është thjesht një dramë e jetës dhe e vdekjes.

Në rrafshin e gjerë të kodrës së Serengetit Jugor të Tanzanisë, toka poshtë Jeepi-t tonë vibron dhe horizonti turbullohet nga pluhurat….

Kafshët janë në lëvizje, grindje, murmuritje, goditje dhe… mbijetesa ngre një shtëllungë tymi të frikshme, thuajse  sheh të ngrihen në ajër shpirtërat e kafshëve që turma e të njëjtëve i shtypi, aty per aty.

Një milion e gjysmë prej tyre, ne luften e jetes dhe njekohesisht ne `”zgjimin’ e tyre.

Mijëra që nuk janë sulmuar dhe ngrënë ndërkohë nga grabitqarët, do të vdesin nga etja dhe uria, ndërsa mijëra të tjerë do të lindin në Savanën jugore në mes të Janarit dhe Marsit; për të përjetuar migrimin e madh në një zonë aq të madhe sa Parku Kombëtar Serengeti (me madhësi sa e Zvicrës), krejtësisht i varur nga luhatjet e paqëndrueshme të shirave.

Si mund ta shohësh këtë mrekulli?

Nga lart!

Mund ti shohësh fushat e mëdha dhe “luftën” që ndodh aty, nga lartësitë e një balone. Mund të përkëdhelesh nga ajri i ngrohtë që mban balonën në ajër dhe mund thjesht të lutesh për to. Nga lart.  

Ju mund të eksploroni Serengetin nga Land Cruiser ose në këmbë (me guidë sigurisht) por ne rekomandojmë tullumbace të ajrit të nxehtë. Është një mënyrë çuditërisht intime për të vëzhguar kafshët e egra, teksa ngrihesh lart mbi lumin Mara në ngjyrë çokollatë dhe  sheh fushat të shkëlqejnë nën shirat e para.

*Ekosistemi Serengeti, është një zonë gjeografike e Afrikës. Është e pozicionuar në Tanzaninë e Veriut dhe shtrihet deri në Jug-Perëndim të Kenias, në afërsisht 30,000 km2, e njohur me emrin Maasai Mara. Në Serengeti ndodh migrimi më i madh natyral i gjitarëve në botë, gjë e cila siguron edhe vazhdimësinë e jetës së egër në Afrikë (duke ndihmuar të ruhet vazhdimësia e një nga shtatë mrekullitë e Afrikës dhe njëkohesisht një  nga dhjetë mrekullitë e botës).

Serengeti është gjithashtu i njohur si vendbanimimi më i madh i luanëve si edhe vendi ku mund të shkosh dhe ti shohësh ata në habitatin natyral.

Përafërsisht 70 gjitarë të mëdhenj dhe 500 lloje zogjsh gjenden atje. Ky diversitet i lartë është në funksion të habitateve të ndryshme, duke përfshirë pyjet e lumenjve, kënetat, lëndinat dhe pyjet.

Ka pasur polemika rreth një rruge të propozuar që do të ndërtohet përmes Serengetit.

Serengeti rrjedh nga gjuha Maasai, "Serengit" që do të thotë "Pemet pa fund".

 

MAGJIA AFRIKANE

Copyright © Meri Dishnica

 

E-mail