Ata duken mirë së bashku, të lumtur në perfeksionin e tyre. Kurioziteti për ta na josh në shumë mënyra, sa që shpesh këshillat e tyre rreth bashkëjetesës së lumtur ne i besojmë verbërisht. Një çift i tillë mund të bëhet modeli i bashkëjetesës së përsosur, modeli i një marrëdhënie mirëkuptimi dhe mbështetje reciproke. Ne mund të marrim këshilla nga ata, mund t’i degjojmë me interes, e madje ti admirojmë. Sepse nga larg, gjithcka shkëlqen!

 

Por në fakt askush nuk e di se çfarë ndodh në të vërtetë me jetën e tyre. Janë po aq të brishtë si të gjithë të tjerët. Por ajo që spikat është qëndrueshmëria e tyre edhe në kohë “krizash” të mëdha, edhe kur lëkundjet janë të dukshme, edhe kur pasioni ka ikur me erën, madje edhe kur "kapen" mat… Ata qëndrojnë!

 

Ata  qëndrojnë! Kjo është një tjetër gjë që duhet të mësojmë nga ta- Si të mbyllim sytë edhe të ruajmë aparencën… Por a ia vlen? A ia vlen të shtriresh pa fund? A ia vlen "make up"-i i dalë boje i një lidhjeje të mbaruar?

 

E vështirë! Në çdo hap duhet të humbasësh nga vetja, t’i fshihesh faktit. Një njeri me karakter të fortë, do çmendej- Por mund të ndodhin luhatje të tilla karakteriale që ndryshojne krejt konceptin e një marrëdhenieje në çift, duke u bërë funksionale vetëm dhe ekskluzivisht në një terren kompromisesh. Ideja është të gjesh ca frekuenca kuptueshmërie, në një valë të madhe moskuptimesh.  Pastaj në momentet e tij të luftës me veten, mund të gënjesh se je i lumtur.

Për çudi, disa e përballojnë shumë mirë këtë “stres” që dhemb.

Dhemb!… po jo aq sa “te marresh vrapin”, dhemb dhe kalohet me verë, me mizori të bukur, edhe me të tjerë. 

"LIMONADE" COUPLES

Copyright 2018 ©Meri Dishnica

 

E-mail