Mëngjesi i të Dielës, i paqtë dhe i ngadaltë. Uroj të jem politikisht korrekt, kur pranë kekut të mamit, nisa të shkruaj për “idealizmin” (temë që e kisha programuar të shkruaj që më herët).  Keku ishte i mirë (është keku i mamit fundja) por nuk është keku më i mirë në botë. Relativizmi subjektiv që na karakterizon në vendime të caktuara, na bën edhe më konfuz kufirin mes reales dhe ideales.

 

Nga ana tjetër diskutimi i këtyre dy koncepteve na shërben si një kujtesë e rëndësishme se ajo që është ideale në letër, shpesh nuk është më e mira në praktikë. Ajo që thjesht funksionon në praktikë, nuk do të thotë se është ideale ose madje e justifikueshme.

Të kuptuarit se si të bëhet kompromis midis idealizmit dhe realizmit është i rëndësishëm në të gjitha fushat e jetës. 

Thelbësor tenton të jetë në politikë. Madje edhe politikanët më virtuozë gjate karrierës se tyre kane një histori “Gri”. 

 

Mund të thuhet se janë sistemet e idealistëve që kanë shkaktuar shumë nga problemet më të fundit të njerëzimit, jo sepse janë më pak virtuoze, por sepse perspektiva e zezë dhe e bardhë e absolutizmit nuk duket të luajë mirë me zonat gri të natyrës njerëzore .

JO NJË VEND PËR IDEALISTË

Copyright 2018 ©Meri Dishnica

E-mail