Me gjithë librat që janë shkruar për dashurinë, pjesët muzikore që janë kompozuar për të, artet vizuale, filmat, eksperiencat tona dhe të të tjerëve- prapëseprapë kur na pyesin të definojmë statusin tonë në dashuri ne nuk është se flasim rrjedhshëm- Madje belbëzojmë aq shumë saqë opsioni “Complicated” shumë herë na nxjerr nga situata. Pothuajse, shpeshherë.

 

Po, është e ngatëruar!

Një gjë është e sigurt- Secili nga ne është “ngatërruar” në mënyrën e vet!

 

Dashuria ngatërrohet me flirtin, me romancën, ndoshta ngatërohet edhe me angazhimin, apo me keq- me konveniencën.  Aq lëmsh sa ngelemi pa dashuri fare, e asgjë në dritë nuk kemi nxjerrë nga kjo, pervecse jemi ngatërruar edhe më keq!

 

Ka ndodhur që gjërat të jenë ngatërruar sepse mund të jemi përfshirë dhe të kemi treguar shumë gjëra, shumë shpejt. Vetëm sepse kemi qenë “qejflinj emocional”, entuziast amator, ëndërimtar idealist dhe në fund- humbës të mëdhenj.

 

Disa janë ngatërruar sepse thjesht kanë takuar “të duhurit” në kohë të gabuara. Sa dashurive të mëdha, mund t’ju kemi kaluar pranë, dhe kemi ikur për të mos u kryer më, e nëse jemi “bërë lëmsh këtu”, ska qënë faji i askujt. Tempizmi është githcka në jetë dhe rastësia “një ngatërruese” e keqe. “Më thuaj kush je ti? Ku të kam takuar” A ti kam ndjekur me sy apo kam hequr vështrimin tjetërkund?! Dhe nëse edhe ti do të më kishe parë, a do të të kisha ndjekur?!”

 

Të tjerë janë ngatërruar duke  shtyrë ditët me “të gabuarit” derisa për një arsye koti apo pretekst kanë vendosur për tu ndarë apo për tu martuar. Disa kanë gënjyer zemrën, disa kanë “shitur” shpirtin.

 

Disa janë ngatërruar sepse kanë besuar tepër dhe kanë justifikuar sjellje, e kështu kanë “ngecur” në histori idiote. Kanë besuar se nesër do të jetë më mire, duke “plakur” veç nervat e tyre.

 

Disa janë ngatëruar duke menduar të ikin në kohë, para se të përfshihen tepër. Kanë ikur me vrap sepse nuk kanë qënë gati, apo thjesht kanë ikur me vrap tek dikush më i përshatshëm, më pak sfidues, më pak “i frikshëm” për ta.


E megjithatë, sado që të “jemi ngaterruar” kemi hyre dhe kemi dalë “zemerbosh” nga lidhjet, nuk rreshtim së foluri për dashurinë. Të kërkosh të futesh me koshiencë “në telashe”, ta nisesh nga e para, të gabosh prapë…Gëzohu! Jeta të jep shumë shance që ti shkatërosh, dhe po aq shance që të rregullosh gjërat!

IT’S COMPLICATED

Copyright 2018 ©Meri Dishnica

E-mail