Por çdo të thotë të jesh fleksibël?

Në fakt është e vështirë të përcaktohet. Disa njerëz janë fleksibël kur ndyshojnë planet e darkës, disa janë fleksibël në veshtje, disa janë fleksibël sepse arrijnë të bëjnë sparkatën. Disa janë fleksibël se ndryshojnë bisedë në kohën e duhur. Disa ndërrojnë mendim por pa ndryshuar bisedë. Disa nuk ndërrojnë as mendim dhe as bisedë dhe këta të fundit janë tmerrsisht të mërzitshëm.

 

Ka një të dhënë shkencore që tregon se të qënit fleksibël emocionalisht na ndihmon në shendetin mendor. Nuk është se sapo zbulova “ujin e ngrohtë” me këtë që thashë. Kjo dihet do të thoni ju. Por në fakt, më shumë sesa mendohet se dihet, thjesht merret me mend, por kaq pak implementohet në sjelljet tona. Kur shpeshherë e gjejmë veten të habitur mes “turmës”, na trembin stimujt e rinj, rrethanat e panjohura, ndryshimet, madje edhe fillimet. Të mësosh të përballesh me këto “të panjohura” në rrugë fisnike dhe kreative nuk është e thjeshtë.

 

Sigurisht që kërkon një lloj përshtatjeje dhe zhvillimi personal. Kërkon të ulësh “muret e tua”, të ndryshosh rregullat që deri dje kishe ndjekur. Të mësosh të duash të renë, të shohësh tek ajo zhvillimin. Sepse jeta është plot me ndryshime dhe ndonjëherë të duhet të ndalosh cfarë po bëje dhe të nisesh dicka tjetër. Të ndryshosh kurs, të ndryshosh mjete. Të kesh aftësinë të jesh fleksibël edhe në kohët me stresante. Psh: nëse në një situatë të rëndësishme për ty, jo cdo gjë shkon mirë, cfarë duhet të bësh është të përshtatesh duke gjetur forma të tjera “mbijetese”.

 

Sepse të ikësh është e lehtë, dhe zakonisht ikin frikacakët. Ikin ata që nuk janë fleksibël. Ikin ata që zgjedhin rrugën më të shkurtër. 

Por cështja është të qëndrosh dhe të mos lejosh stimujt e rinj të të prishin ekuilibrin. Sepse nëse  fokusohemi vetëm tek luftimi i pengesave të reja që na dalin, ne humbim kohë dhe energji, mund të ulim performanën, mund të humbin një punë, mund të humbim dikë. 

Ndaj çështja është të ecësh me rrjedhën, pengesë pas pengese, duke e fokusuar energjinë në arritjen e përfitimeve personale. Rriti vazhdimisht pritshmëritë, sepse  thjesht  “E mira ska fund”.

BENEFITET E TË QËNIT FLEKSIBËL

Copyright 2018 ©Meri Dishnica

E-mail