Një tjetër histori suksesi e shqiptarëve në Amerikë. Është Armir Harris themelues i SHOFUR, një kompani llogjistike që lindi në 2013 dhe sot është pranë majës në kategorinë e kompanive në rritje në SHBA. Ëndrra amerikane e materializuar në ambicien e një shqiptari të fokusuar drejt suksesit.

 

Harris shkoi në Amerikë si një refugjat politik. Ai ishte thuajse minoren atë kohë, por kujton sakrificat e të ëmës për t’ja dalë mes shumë vështirësive. Ai kthehet në Shqipëri pas 21 vitesh. Duken qartë emocionet e natyrshme që përmban rrikthimi në një vend nga i cili ka ikur me ngutin e shpëtimit, në vitet e trazuara të fillim 90-tës. Tani sheh me nostalgji të njëjtat pallate të kohës së komunizmit, strukur nën hijen kryerëndë të ndërtesave moderne shumëkatëshe, që xixëllojnë lluks  dhe papritur Tirana bëhet ndjellëve.  “Ka shumë mundësi në Tiranë, - thotë ai ndërsa sheh ndërtesat e larta dhe njerëzit e bukur që kalojnë prane tyre.  Është ai xhenuiniteti i njerëzve punëtorë dhe të devotshëm që ia kanë dalë diku tjetër (larg Shqipërisë).

 

Kompania SHOFUR, ishte projekti të cilin Harris donte ta realizonte dhe të shkëlqente. Më tregon që vullneti dhe dëshira ishin aq të forta sa që me ditë të tëra u mbyll në shtëpi për të realizuar platformën, modulet e të cilës i mësoi vetë me njohuritë informatike prej amatori. E donte suksesin po aq sa donte të merrte frymë. Emri që vendosi është po aq original sa edhe ideja e tij, është një mënyrë e fjalës Shofer. Ne “Shoferët” shqipëtarë nuk mund të jemi më krenar.

 

Ideja u konceptua gjatë rrugës, që kur ai 15 vjeç dhe ndihmonte dajën e tij (që në atë kohë kishte një kompani shërbimesh për autobusa festash dhe limuzinash). Duke u njohur që në moshë të vogël me shërbimet e transportit dhe me syrin kritit të një sipërmarrësi të ardhshëm, Harris vuri re që mungonte realisht llogjistika në shërbimet e autobusave. Në mënyrë që ky shërbim të bëhej më konkrek dhe më praktik ai ndërtoi platformën e të dhënave duke grumbulluar autobusa nga gjithë Amerika. Sot në këtë platformë mund të marrësh informacion dhe shërbime,  janë 10 milion klientë të kënaqur dhe asnjë aksident.

 

Ajo që na diferencon është teknologjia jonë, -thotë Harris,  është aplikimi i risisë së teknologjisë në mjetin e dalë pak nga moda si autobusi. Çdo autobus në rrjetin tonë ka një pajisje gjurmuese me software të pronarit që na tregon saktësisht se ku ndodhet dhe mbledh të dhëna nga më shumë se 1.000 kompani të autobusëve në kohë reale. Klientët tanë janë kryesisht njerëz dhe biznese që organizojnë festa dhe evente, por gjithashtu u shërbejmë institucioneve qeveritare që merren me katastrofa të mundshme.

I pyetur për projektet dhe aspiratat per tu zgjeruar edhe në shtete te tjera, ai thekson se shërbimet e tij kanë  pak kohë që janë  në Kanada dhe në Londër.

 

Ndërkohë po planifikon të shtrijë këtë shërbim edhe në Meksikë. Harris na siguron që shtrirja nuk kompromenton shërbimin dhe kujdesin ndaj klientit. Këtë e vërtetojnë më së miri komentet dhe feedback-t e shumta positive për kompaninë.

Qasja me njerëzoren është më e fortë tek ata që e kanë nisur vet. Ai kujton se kanë qënë të varfër, ka jetuar në një pallat të vjetër. Ai sot ia ka dalë dhe elemetin njerëzor të ndjeshmërisë e shpreh në bursat që kompania e tij jep për refugjatët dhe njerëzit në nevojë në Amerikë. Por sot edhe pse ia ka dalë, sërrish habitet nga trendi i makinave të bukura në Tiranë, thua se jemi në MonteCarlo… Nuk mund t’ja shpjegoja dot këtë dhe as shampanjën që derdhet lumë nëpër nightclub-e. Një njeri punëtor nuk i kupton dot këto.

E në fund të bisedës, pavarësisht enturazhit pozitiv, një biznesmen i sukseshëm është ai që vendimet i merr me tru dhe jo me zemër, -tha Harris.

 

NJË "KAFE" AMERIKANE NË TIRANË

Copyright 2017 ©Meri Dishnica

E-mail