Matia Llupa, një aktor për të cilin nuk dija asgjë deri atë natë kur shkova në teatër për të parë Emën. Kisha parë posterat interesant të shfaqes, kisha lexuar diçka për rregjizorin Dino Mustafic, dëgjova miq që flisnin; Eca drejt Tulla Culture Center, kurioze. E ndërsa Ema dhe Matia bënin ushtrimet e ç’tensionimit, mora një birrë e kundrova skenografine, dritat, pianon, shishet, qumeshtin…

 

Interesant profili i Matias, nga këndi ku isha ulur unë. Luante rolin e një djali të ri, një fëmijë në thelb, sytë e të cilit arrinin të shihnin me dashuri dhe urrejtje nënën (Emen). Drama ishte përfshirëse dhe e gjallë; sa shumë rriprodhues, sa pak prindër, mendova. E ndërkohë i talentuari Matia,  komplet i zhytyr në atë rol, tepër profesionist edhe pse buzët me qumësht (literalisht dhe figurativisht për ata që e panë shfaqjen).

 

Matia Llupa ka përfunduar Akademinë e Arteve (Bachelor) në 2015, ka bërë më pas një specializim në Itali, në Teatrin Arsenale në Milano. Pas kthimit ky është projekti i parë profesional.

 

“Nëna dhe fëmija” pjesa e shkruar nga Jon Fosse, një dramë e fortë psikologjike mbi marrëdhënien nënë-djalë, mbi prezencat dhe mungesat. “Kjo pjesë (rol) mu përshtat, pasi u kapa tek disa karakteristika të rolit që gjej tek vetja ime si tip dhe si marrëdhënie me nënën” na tregon Matia.   

 

I pyetur më tej për marrëdhënien profesionale me Emën, ai na tregon se përherë ka qënë e mire dhe produktive. Rrëfen se ka bashkëpunuar me të në çdo cikël, që nga faza student/pedagog, e deri tani, kolegë. Por pavarësisht njohjen me të, roli është fituar me audicion.

Për ata gjithë ata që nuk e kanë parë ende, shfaqjet e fundit sot dhe nesër në Teatrin Metropol.

 

By Meri Dishnica

E-mail