Erjon Tola, djali i dëborës, shqiptari që na ka përfaqësuar denjësisht në sportin elitar të skive që prej vitit 2003. Ai ka qënë aktiv në krye të përfaqësimit shqiptar edhe pse vetë jeton, stërvitet dhe punon në Cervinia (një provincë në kufi me Zvicrën, atje ku 12 muajt e vitit ai ka mundësi për të ushtruar këtë sport në 3500m lartësi).

Ka marrë pjesë në 42 gara dhe turne ndërkombëtar si edhe në kampionatin botëror në St. Moritz ku arriti në finale dhe u rendit në vendin e 46-të mes 187 skiatorëve. Projekti i fundit ku do të marrë pjesë së shpejti është Olimpiada PyeongChang, Korea 2018, në Shkurt. Këte herë ai do të udhëtojë me bashkëshorten dhe djalin. “Do të marrë djalin, sepse mund të jetë edhe gara e fundit” –rrëfen Erjoni. “Do të jap dorëheqjen” –shton më pas. “Nuk kam kohë për të humbur duke përfaqësuar Shqipërinë, e ndërkohë nuk kam aspak mbështetje e as përfitime” –thotë ai, me shqetësimin normal të një prindi të ri. Djali i tij një vjeçar Akseli, na buzëqeshte në krahët e së emës, Rualbës, gjatë kohës së intervistës.

Po gjasat janë që Erjoni të japë dorëheqjen pas olimpidës Korea 2018, duke braktisur çdo aktivitet për Shqipërinë, i zgjënjyer nga Federata Shqipëtare e Skive, që drejtohet nga njerës që jo vetem nuk dinë ski, por çedojnë edhe në teori. Njerëz të cilëve nuk u intereson aspak të zhvillohet ky sport, e jo më ta mbështesin natyrshëm. Erjoni tregon se është lodhur me Shqipërinë, me problemet dhe ngërçet a là shqipëtare.

Më tej tregon se nga eksperiencat e skiatorëve nëpër botë, të cileve u shton nje staf nga pas (për ta mbështetur dhe për tu kujdesur) kurse skiatori shqiptar eshte “One man team”, Erjoni eshte shoferi, trajneri, ai që përgatit pajisjet (sepse skive u nevojitet një lloj përgatitje para garave, nuk është “Vish këpucët dhe ec….”. Erjoni tregon rastet kur gara ka qënë mijëra kilometra larg e ai ka udhëtuar i vetëm, duke rrefyer se me të drejtë ulet motivimi dhe produktiviteti dhe së fundmi ikën fare dëshira për të përfaqësuar shqipërinë.

Si përfundim, Shqipëria rrezikon të mbetet pa një përfaqësim në ski, ashtu siç e kemi ne zakon të largojmë më të mirët, duke vendosur në krye të federatës njerëz të paafte dhe pa visionin për të zhvilluar dhe mbështetur këtë sport elitar.  Madje Erjonit i është mohuar së fundmi të jetë anëtar i Bordit të Komitetit Drejtues të Federatës së Skive edhe pse në rregulloren e FISI (Federata Ndërkombëtare e Skive) këshillohet prezenca e një sportisti në bord, dikujt që njeh problematikat nga afër, i përfaqëson dhe u jep zë sportistëve.

E ndërkohë për të gjithë ata që duan të mësojnë ski, Erjoni premton që mund të bëjë mrekulli me ju. Vetëm për 3 ditë, ju do të jeni një skijues që nuk do të bini me të  ndenjura në borë çdo 1 minutë. Ndaj organizoni udhëtimin e rradhës me këtë objektiv dhe nisuni në Cervinia. 

ERJON TOLA, DJALI I BORËS

By Meri Dishnica

E-mail