"Soul of Tirana" is an artistic journey in pursuit to visualize the soul of a city— An impressive tour that will take us to Tirana, through an experimental video, which is a powerful elastic tool to address and explore identities. Filmed in many locations of the capital city, the material resembles a colorful festival of values and feelings, which pop on the big screen following each other— not only for amusement purposes. The directorial premise tends to tease on contrasting the images, with the sole aim to invite the viewer into stimulation and insight— that we, all together, should greatly perform on creating cultural embryos, which in the future, would proudly represent the identities of our cities. The video resembles a spiritual exploratory labyrinth in the ways the city balances the old and the new, tradition and innovation, heritage and progress, psychological well-being, quality of life and development— If a city manages to attract you within its spiritual labyrinth, that might be also the business card of its success— as a touristic, economic and cultural potential.

 

“Shpirti i Tiranës” është një rrugëtim artistik në përpjekje për të vizualizuar shpirtin e një qyteti — I konceptuar si një tur mbresëlënës, materiali do të na shëtisë nëpër qytetin e Tiranës, përmes videos eksperimentale, e cila është një mjet i fuqishëm dhe elastik për të adresuar dhe eksploruar identitete. I xhiruar në shumë lokacione të kryeqytetit, materiali është si një festival shumëngjyrësh vlerash dhe gjëndjesh, të cilat shfaqen njëra pas tjetrës në ekranin e madh, jo vetëm për të argëtuar— Premisa e konceptit regjizorial lodron mes kontrastit, me qëllimin për të nxitur reflektimin se— Ne, të gjithë bashkë duhet të bëjmë më shumë për të krijuar embrione kulturore, të cilat në të ardhmen do të përfaqësojnë identitetet e qyteteve tona. Video ngjan me një labirinth eksplorues shpirtëror nëpër mënyrat se si qyteti balancon të renë e të vjetrën, traditën dhe inovacionin, trashëgiminë dhe progresin, mirëqënien psikologjike, cilësinë e jetës dhe zhvillimin. Nëse një qytet ia del të të tërheqë brenda labirinthit të vet shpirtëror kjo do të përbënte edhe karvizitën e suksesit te tij si potencial turistik, ekonomik e kulturor © Meri Dishnica, Creative Director ©

 

Official Trailer: https://www.youtube.com/watch?v=IvlxX8JVCys

 

 

 
MBESHTETUR NGA