Social and Cultural Initiative (SCI) realizoi një reportazh artistik në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit rreth kancerit të gjirit ndër gratë e zonave rurale. Ky reportazh u mbështet nga Instituti i Trajnimeve ISSAT dhe pati si qëllim të shpërndajë informacion dhe të edukojë gratë për rëndësinë e shëndetit të gjirit. Pjesa më e madhe e vdekjeve nga kanceri i gjirit ndodh ndër gratë e zonave rurale, ku varfëria dhe niveli i ulët i arsimimit kufizon kontrollin mjekësor #pinkoctober🎀 

 

Shiko reportazhin https://www.youtube.com/watch?v=8RRoAeD2Q1g

 

Transkripti i Reportazhit Artistik ® Meri Dishnica
 
Jeta e tyre sillet rrotull familjes e punëve të përditshme, me një përkushtim vetmohues! Të ngarkuara, me barrën e rendë që mentaliteti i qytetit të vogël u ka vënë mbi shpinë e shpirt, ato, pak kujdesen për veten!  Muaji Tetor njihet në të gjithë botën si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit— por në qytetin e vogël, në gjirin e veriut, shumica e grave, ndërgjegjësohen vetëm kur “e keqja“ ua shtrëngon kraharorin.  Ato shkojnë tek mjeku e me tej diagnostikohen në faza të vonshme të semundjes,  e ateherë, mund të jetë shumë vonë! Pjesa më e madhe e vdekjeve nga kanceri i gjirit ndodh ndër gratë e zonave rurale ku varfëria, dhe, niveli i ulët i arsimimit të tyre kufizon kontrollin mjekësor. Nëse kanceri i gjirit zbulohet në faza të hershme, ai mund të ndalet! Po! Mund të NDALET! Është e ndjeshme puna e Institucioneve Shtetërore dhe Organizatave Jo-qeveritare në përpjekje për të inkurajuar të gjitha gratë, e për më tepër ato të zonave rurale, të marrin njohuri mbi kancerin e gjirit, sepse— informacioni është shumë i rëndësishëm për të parandaluar në kohë sëmundjen.
Duke filluar nga mosha 20 vjeç grave u duhet folur mbi përfitimet e vetë-këqyrjes të gjirit si dhe duhen inkurajuar të shkojnë e raportojnë tek mjeku çdo ndryshim që vërejnë aty. Nëse, ne të gjithë, në familje e shoqëri, flasim, veprojmë, bëjmë më shumë që shëndeti i GRUAS të trajtohet me PRIORITET me siguri— ka shpresë!

 

#artdirector 

#storytelling 

#visualisation 

#storyboard 

#creative

#author