Në vitin 2008, Tina Roth Eisenberg, krijoi CreativeMornings me dëshirën për një event të aksesueshëm dhe periodik për komunitetin kreativ të New York-ut. Koncepti ishte i thjeshtë: të ngrënit mëngjes bashkë me një bisedë të shkurtër një të Premte, çdo muaj. Çdo event është pa pagesë dhe i hapur për gjithkënd. 
 
CreativeMornings është një seri leksionesh mëngjesore, që bashkon çdo muaj komunitetin krijues të qytetit për të dëgjuar për 90’ një prezantim të posaçëm nga një folës/lektor i përzgjedhur si dhe për të zhvilluar pyetje dhe biseda me personin në fjalë brenda tematikës së muajit dhe fjalës së të ftuarit mbi të.

 

CreativeMornings, sikundër eventet e këtij lloji që quhen Talks, bazohet çdo muaj mbi një temë të caktuar, që përzgjidhet nga propozimet që vijnë nga CM lokale dhe në ndryshim nga to, këto tema mujore janë globale, që do të thotë të gjithë qytetet kanë të njëjtën temë për të diskutuar. Kjo e bën të veçantë dhe akoma më kreative punën e çdo qyteti për të ofruar kontributet më kreative që qyteti disponon për t’i promovuar ato në nivel global. Të gjithë eventet xhirohen, montohen dhe subtitrohen në anglisht për t’u hedhur paskëtaj në rrjetet lokale dhe globale të YouTube dhe Vimeo. 
 
CreativeMornings Tirana ka fituar te drejten per t’u bere pjese e ketij projekti global ne vitin 2014 dhe ishte qyteti pare ne Ballkan dhe ishte qyteti i 84 ne bote. Deri tani janë zhvilluar 70 evente në pikat më interesante të Tiranës, si ato publike, private apo hapësira të tjera të braktisura e të lëna në mëshirë të fatit si: TULLA Culture Center, Ministria e Kulturës, Cirku i Tiranës, Piramida, Tirana Backpacker Hostel, Laboratori i Fakultetit të Ndërtimit, Rezidenca e Ambasadorit Italian, DADA bar, Laboratori i HidroEnergjitikës, COD- Qendra për Hapje dhe Dialog, Qendra Rinore e Tiranës, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, Instituti i Nxënësve që nuk dëgjojnë, Libraria Tirana Times, Liceu Artistik Jordan Misja, Protik Center, Tirana Hub Inovation Center, Hemingway Bar, Teatri i Kukullave, Universiteti  Europian i Tiranës, Universiteti Metropolitan i Tiranës, Serendipity, Qendra TEN, Destil Hostel Albania, Telekom Store, Pazari i Ri, etj. 
 
Sot, të pranishmit mblidhen çdo muaj në 224 qytete nga 70 vende të botës për të kremtuar e përgëzuar talentin kreativ të qytetit, por gjithashtu për të promovuar nja hapësirë të favorshme për njerëz që mendojnë në të njëjtën mënyrë, me qëllimin për t’u kontaktuar e lidhur me njëri- tjetrin, kudo ata qofshin. 
 
Mentorët që kanë referuar deri tani janë: 
Alban Nimani about EDUCATION, Artan Shkreli about UGLY, Pezana Rexha about CLIMATE, Endri Dani about INK, Stefan Çapaliku about HUMILITY, Rajmonda Zajmi about ROBOT, Dhurata Thanasi about REVOLUTION, Redon Skikuli about COLLABORATE, Andi Tepelena about ACTION, Blendi Salaj about EMPATHY, Genci Kojdheli about WORK, Përparim Kabo about TIME, Florjan Rojba about LANGUAGE, Dalina Buzi about ETHICS, Vitmar Basha about CHANGE, Alket Islami about RISK, Hatixhe Bilibashi about REALITY, Sara Kapo about BROKEN, Brigela Demaj about LOVE, Gjergj Prevazi about MAGIC, Emiliano Lule about SOUND, Shpend Bengu about MYSTERY, Elton Koritari about MOMENTS, Meri File about TABOO, Edison Çeraj about BEYOND, Oltsen Gripshi about SURVIVAL, Nebi Bardhoshi about EQUALITY, Soela Zani about COMPASSION, Erkens Gjini about PIONEER, Mimoza Ahmeti about DEATH, Edon Qesari about CONTEXT, Sonila Meço about ANXIETY, Leonard Bombaj about CURIOSITY, Arbër Zaimi about COURAGE, Eljan Tanini about GAME, Arjeta Dhima about COMMITMENT, Bukuroshe Sinanaj about CRAFT, Driant Zeneli about INTENTION, Haki Doku about CHAOS, Ilda Mara about TRADITION, Enkelejd Zonja about SURREAL, Renis Batalli about SYMMETRY, Klejdi Eski about WATER, Jora Kasapi about PRESERVE, Jolin Matraku about WONDER, Efijeni Kokëdhima about END, Blerina Berberi about JUSTICE, Sokol Velo & Besart Papa about MUSE, Dorela Lazaj about SILENCE, Romina Ruda about ROOTS, Erjon Zaloshnja about PURPOSE, Sokol Çunga about INSECURE, Alice Taylor about UNDERDOG, Taulant Bino about BIOPHILIA, Primo Shllaku about PROMISE, Gënti Minga about DIVERGENT, Bora Baboci about RIPPLE, Julia Janku about PROCRASTINATE, Sabina Seferi about RESILIENT, Besnik Aliaj about MATRIARCHY, Saimir Kristo about HOME, Helidon Haliti about RELEASE, Dea & Era Buza about DESIGN, Elva Margariti about LIMINAL, Joana Dhiamandi about INVISIBLE, Lekë Tasi about FREE.

 

https://creativemornings.com/cities/tir/talks 

Mbështetur nga: