MICRO FOLIE është strukture kreative që synon të afrojë fëmijët dhe të rinjtë me artin, kreativitetin dhe kulturën— e inaguruar në fillim të këtij viti që është edhe viti i Tiranës, “Kryeqyteti i Rinisë” https://tiranaeyc2022.al
 
Modeli i kësaj strukturë që vjen nga Franca, u mundëson të gjithë fëmijëve dhe më të rinjve që të mund të vizitojnë kryeveprat e artit botëror dhe kryeveprat e artit që gjenden në muzeumet e Francës, përmes një vizite dixhitale— e cila do ti shëtisë ata në korridoret më të magjishme të artit.
 
E përveç kësaj, MICRO FOLIE si një strukture e shumëfishtë kreative do ti japë mundësinë të gjithë fëmijëve dhe më të rinjve, të bashkëveprojnë e argëtohen në mikroaktivitetet e shumta që gjenden aty, në kuadër të një programi të ngjeshur kreativ. 
 
Info:
MICRO FOLIE ndodhet në parkun e Kryeministrisë dhe funksionon me rezervime 11:00-15:00
Contact: 0692840810
Mail: microfolietirana@gmail.com 
Website: http://www.microfolietirana.com